Interi e bën lëmsh, Samp “dhunon” San Siron

0

Ndalet Interi dhe e bën pikërisht kur nuk e priste askush, ashtu si vetëm kjo skuadër di ta bëjë. Në “San Siro”, Sampdoria arrin t’u marrë trepikëshin zikaltërve, një ngjarje që si një “meteor” përsëritet një herë në 21 vite për skuadrën xhenoveze.

Zikaltrit krijojnë iluzionin e një ndeshjeje nën kontroll me golin e D’Ambrozios, por dy golat e Shik dhe penalltia e Kualjarelës mposhtin skuadrën e Piolit që shpërdoroi aq shumë përpara portës së Vivianos. Nga ana tjetër, Sampdoria “abonohet” me shtyllat, teksa në këtë kampionat ka bërë 14 të tilla.

Inter – Sampdoria          1-2

Shënues: D’Ambrozio 35’ / Shik 50’, Kualjarela 84’

Inter: Handanoviç, Ansaldi, Miranda, Medel, D’Ambrozio, Brozoviç, Galjardini (46’ Kondogbia), Perisiç (78’ Zhoao Mario), Banega (66’ Eder), Kandreva, Ikardi Tr: S. Pioli

Sampdoria: Viviano, Dodo (69’ Rexhini), Skriniar, Silvestre, Sala (16’ Berezinski), Lineti, Torreira, Barreto, Fernandez (61’ Alvarez), Kualjarela, Shik Tr: M. Xhampaolo

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here