Interi drejt derbit: dy lojtarë të rikuperuar dhe me një dyshim

Seria A ka hyrë zyrtarisht në javën e nëntë, aty ku dueli më i rëndësishëm është derbi ndërmjet Interit dhe Milanit. Në Pinetina po e presin me padurim sfidën, por përveç lajmeve të mira nga infermieria nuk mungojnë edhe shqetësimet.

Trajneri Luçiano Spaleti ka marrë lajme të mira, sepse janë të shumtë lojtarët e rikthyer në stërvitje me grupin dhe që do të jenë në dispozicion të ekipit për supersfidën e së dielës në mbrëmje. Nisur nga Marcelo Brozoviç, Shime Vrsaljko dhe Danilo D’Ambrozio. Të tre futbollistët i kaluan problemet, të cilat i detyruan që të mos luanin me përfaqësueset e tyre, ndërsa në rastin e Brozoviç e la edhe jashtë ndeshjes së kampionatit me Spal.

Megjithatë, nga angazhimet ndërkombëtare ka ardhur edhe një shqetësim i vogël, që lidhet me Matias Vesinon. Mesfushori uruguajian ndjeu probleme muskulore në kofshën e djathtë, përpara ndeshjes me Japoninë dhe nuk luajti. Pas bisedës me lojtarin, stafi mjekësor i Interit ka besim se Vesino nuk luajti për të mos përkeqësuar situatën.

Menjëherë pas rikthimit në klub, mesfushori do ti nënshtrohet kontrolleve të specalizuara, për të vlerësuar shkallën e dëmtimit. Nga vizitat mjekësore, stafi teknik i Interit do të kuptojë edhe nëse mesfushori mund të marrë pjesë ose jo në derbin përballë Milanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *