Interi del duarbosh, Modriç nuk lëviz

Pas ditësh të tëra mbushur me lajme rreth largimit të mundshëm të Luka Modriç nga Reali, mesfushori kroat duket se ka marrë vendimin final: do të qëndrojë te Reali.

Klubi madrilen humbi Ronaldon këtë verë dhe rrezikonte të humbiste edhe Modriç, i cili kishte marrë një propozim të çmendur nga Interi: kontratë 6-vjeçare, me dy vitet e fundit të saj në Kinë, te Xhiangsu Suning.

Në moshën e tij, thuajse 33 vjeç, Modriç nuk do marrë me oferta të tilla, por gjithsesi AS nga Spanja garanton se ylli i Kroacisë e ka marrë vendimin dhe ka njoftuar stafin e tij.

Prej vitit 2012 te Reali, tashmë Modriç ka arritur statusin e liderit dhe nuk ka dashur të largohet kështu nga Reali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *