Interi “blindon” portën, Handanoviç firmos përjetë

0

Interi aktual po shkëlqen dhe ai i se ardhmes premton shumë. Duken të largëta kohërat kur Ikardi e shumë të tjerë kërkonin largimin, të dëshpëruar nga ecuria e dobët e klubit zi kaltër.

Një prej lojtarëve që kërkonte largimin ishte Samir Handanoviç, portieri slloven i cili ka luajtur rreth 200 ndeshje në Serinë A dhe luan prej 5 vitesh tek Interi.

Tani Handanoviç rinovon me Interin dhe do të qëndrojë në zikaltër deri në vitin 2021,kur të jetë 37 vjeç, që do të thotë se mund ta mbyllë karrierën tek Interi.

Handanoviç ka ardhur në Itali kur ishte 20 vjeç dhe Udineze e bleu nga Domzhale në Slloveni.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image