Interi bën goditjen e parë, një fantazist 19-vjeçar për Konten

Është vetëm 19 vjeç, me kombëtaren e vendit të tij ka zhvilluar 5 ndeshje dhe aktivizohet në rolin e qendër mesfushorit e mesfushorit të avancuar. Interi ka arritur ta veshë zikaltër dhe zyrtarizimi i tij është çështje orësh.

Flasim për Eljif Elmas, lojtarin maqedonas të Fenerbahçes. Sipas turkes “Boxer”, zikaltrit kanë arritur akordin me gjigantin turk për shërbimet e lojtarit të talentuar, i cili ka shënuar 5 gola sezonin që sapo u mbyll.

Akordi është arritur për shumën e 11 milionë eurove, ndërsa firma në kontratë dhe vizitat mjekësore do të kryhen në ditët në vijim. Një goditje interesante e Interit, që ka fituar rivalitetin me disa klube të ndryshme europiane që ishin vënë pas Elmas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *