Interi befason Juven dhe Milanin, zbulohet plani për të marrë Tonalin

0

Sandro Tonali është një ndër emrat më të përfolur, me talentin që kërkohet nga ekipet më të mëdha në Itali. Juventusi edhe Milani kanë qenë klubet më të interesuara, por së fundmi raporohen lëvizje edhe nga Interi.

Auzilio dhe Marota duket se e kanë gati planin për të mposhtur konkurrencën e Juves dhe Milanit. Sipas asaj që raporton “calciomercato.com”, drejtuesit zikaltër do t’i ofrojnë Breshias një ofertë të ngjashme me atë të Romës një vit më parë, ku transferuan Naingolan.

Përveçse parave, ekipit nga Serie B do t’i ofrohet edhe një ose dy talente të akademisë, me vlerën totale të operacionit që thuhet të shkojë 35 deri në 40 milionë euro. Gjithashtu, pë të bindur edhe lojtarin, drejtuesit kanë menduar që ta lënë edhe për një sezon tjetër në huazim Tonalin te Breshia dhe më pas, në sezonin 2020/2021, 18-vjeçari të afrohet te zikaltrit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.