Interi arrin akord me Malkom, Bordo dhe UEFA… pengesat!

Merkato e Interit nuk ndalet, edhe pse në fillim duhet të “ngopet” UEFA, që kërkon 40 mln euro plusvlera sa i përket kufijve të fairplay financiar. Në fakt, duhet të ketë disa shitje dhe duhet nisur sidomos me të rinjtë, që janë rritur në këtë klub. Jo vetëm, por Interi është duke u përpjekur të shesë edhe disa lojtarë që nuk kanë vend. Mes tyre edhe Rei Manaj.
Por, cili është objektivi? Sipas medieve italiane dhe franceze, Inter është afër një goditje të madhe në afatin kalimtar të verës. Zikaltërit kanë arritur marrëveshje me agjentin e lojtarit brazilian Malkom. Ai ka shkëlqyer këtë edicion në kampionatin francez me skuadrën Bordo. Braziliani është pajtuar të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Interin ku do të fitojë pagë vjetore prej 2,5 milionë eurove.

Tani klubi italian do të tentojë të gjejë akordin me Bordo që po kërkon jo më pak se 40 milionë euro për lojtarin. Ndërkohë, Interi ka bërë një tentativë, por vetëm duke e kërkuar në huazim me të drejtë blerje, atë që bëri për Rafinjën dhe Kanselon. Megjithatë, francezët nuk janë të bindur dhe kanë refuzuar, pasi e dinë që në gjurmët e tij janë klube “big” si Bajern Mynihu, Borusia Dortmundi, PSG dhe Çelsi. 21-vjeçari këtë edicion ka shënuar 12 gola dhe ka bërë tetë asiste me fanelën e Bordo në të gjitha garat. Kontrata aktuale e sulmuesit anësorë me klubin francez është deri në vitin 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *