Interi ambicioz në merkato, Auzilio sonte në stadium për yllin e Sitit

Mançester Siti do të ndeshet me Totenhemin sonte në orën 21:00 për të zënë një vend në katër më të mirat e Europës. Stadiumi i sapo inaguruar i Totenhemit sonte do të ketë një mysafir nga Italia. Pier Auzilio, drejtori sportiv i Interit do të jetë i pranishëm për të parë Ilkaj Gyndogan.

Turku i Sitit pëlqehet shumë nga zikaltrit dhe për këtë kanë vendosur ta ndjekin nga afër. Interi ka shfaqur edhe vitin e kaluar interes konkret për të, por ishtë Guardiola pengesa e kësaj lëvizje duke vendosur si çmim shifrën e 60 milionë eurove. Italianët nuk e kishin fuqinë financiare dhe hoqën dorë.

Situata tani është më ndryshe. Kontrata e Gyndogan përfundon këtë verë dhe çmimi automatikisht ulet. Guardiola nuk e shikon më si një lojtar kyç dhe po kërkon një zëvendësues për 28-vjëçarin. Inter është më afër tij dhe me shumë mundësi do të vishet zikaltër sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *