Interesimi i Junajtid, 40 milionë për pasardhësin e Murinjos

0

Pozitat e Zhoze Murinjos në stolin e Mançester Junajtid janë të lëkundura prej kohësh. Mungesa e rezultateve, por dhe problemet e shumta me grupin e lojtarëve mund ta shkurtojnë periudhën e portugezit te “Djajtë e Kuq” dhe drejtuesit nuk duan të mbeten të papërgatitur.

Siç citon “Mirror”, Mauricio Poçetino është i preferuari i drejtuesve të Junajtid. Argjentinasi po bën mirë prej kohësh me Totenhemin dhe emri i tij u përfol dhe si një kandidat për stolin e Realit të Madridit.

Poçetinos i skadon kontrata me Totenhemin në verën e vitit 2023, por Junajtid është gati të ofrojë 40 milionë sterlina për ta ofruar atë në “Old Trafford” në verën e ardhshme. Ndarja me Murinjon do të bëhet më e lehtë, nëse Mançesteri nuk kualifikohet në Champions sezonin e ardhshëm, një objektiv tepër i vështirë për momentin, pasi ekipi ndodhet në vendin e tetë në kampionatin anglez.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.