Interesimi i Interit, Gyndogan zbulon prioritetin e tij

Ilkai Gyndogan është një nga objektivat e Interit për repartin e mesit të fushës. Gjermanit i përfundon kontrata me Mançester Sitin në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa rinovimi nuk ka ardhur ende.

Rreth kësaj çështje ka folur vetë lojtari. Gjatë festimeve të titullit ditën e djeshme, 28-vjeçari ka folur në lidhje me interesimin e zikaltërve. Gyndogan mohon bisedimet me klubin italian dhe tregon prioritetin e tij, që është fitimi i FA Cup kundër Uotfordit, finale që do të zhvillohet me datë 18 maj.

Nuk di gjë për interesimin e Interit, sinqerisht ju them që nuk kam biseduar me askënd në Itali. Jam i përqendruar vetëm te përfundimi i sezonit dhe mendoj vetëm që të fitoj edhe një trofe me ekipin tim”,  thekson mesfushori gjerman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *