Interesimi i çmendur për biletat kundër Francës, ja shifra për ta ndjekur nga “Arena Kombëtare”

Një interesim të jashtëzakonshëm ka pasur nga ana e tifozëve shqiptarë për të parë më nga afër Kombëtaren në ndeshjen ndaj Francës. Sigurisht që këtu ndikon edhe përurimi i stadiumit “Arena Kombëtare”, që i ka joshur të gjithë sportdashësit, për të parë më nga afër stadiumin e ri në kryeqytet.

Por cila është shifra ekzakte e personave që janë të interesuar për një biletë? Sipas asaj që raporton gazetari sportiv, Ylli Aga, i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, janë saktësisht 80.000 tifozë që kanë kërkuar një biletë kundër kampionëve të botës. Me një kapacitet prej 22.500 vendesh, sigurisht që edhe pakënaqësia do të jetë e lartë nga ata që nuk mund ta shohim më nga afër Kombëtaren. Por njëkohësisht premtohet një stadium i tejmbushur dhe që do të dhurojë emocione të mëdha. /Sport Ekspres/