Interesim kinez, edhe Gatuzo drejt milionave?

0

Xhenaro Gatuzo vazhdon të shijojë pushimet për t’u çlodhur plotësisht pas sezonit stresues me Milanin. Trajneri kalabrez është gati për t’u rikthyer dhe shpreson të sigurojë një pankinë për sezonin e ri.

U përfol për një interesim të Njukasëllit dhe arabëve të Al Hilal, por asgjë konkrete. Sportitalia raporton se një klub kinez e pëlqen shumë Gatuzon. Shanghai Shenhua, që sapo siguroi shërbimet e Stefan El Sharauit pak ditë më parë, po përgatit një ofertë për 41-vjeçarin.

Kjo nuk do të ishte eksperienca e parë jashtë Italisë në rolin e trajnerit për Xhenaro Gatuzon. Ai ka stërvitur më parë zviceranët e Sionit dhe grekët e Ofi Kretës, aventura që nuk zgjatën shumë dhe nuk shkuan siç pritej.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.