Interesim i madh për Asanin, Partizani “fërkon duart”

Merkato e klubeve shqiptare ka nisur dhe shumë lëvizje pritet të ndodhin në ditët e para të saj. Sidomos për ata që marrin pjesë në Europë, të cilët kërkojnë përforcimin e skuadrave.

Megjithatë, ka edhe largime. Partizani u nda me trajnerin Skënder Gega, por të kuqtë mund të humbasin një prej lojtarëve më të rëndësishëm. Flasim për Jasir Asanin, i cili mund të bëjë hapin cilësor këtë verë.

24-vjeçari mbylli sezonin e dytë me të kuqtë, shënoi 8 gola dhuroi asiste dhe ia doli bashkë me shokët që të rikthente titullin kampion pas 26 vitesh në pjesën e kuqe të kryeqytetit.

Interesimi për të nuk mungon, ndërsa e ardhmja mund të jetë larg Europës. Sipas “sport5.co.il”, Ironi Kiriat Shmona është gati të sigurojë shërbimet e sulmuesit nga Shkupi, i cili ka një kontratë deri në vitin 2021 me “Demat”.

Izraelitët, ekipi në të cilin aktivizohet edhe Valon Ahmedi, sulmueis i kombëtares kuqezi, kanë shitur për shumën e 600 mijë eurove sulmuesin anësor nga Trinidad Tabako, Levi Garcia. Ata kanë zgjedhur Asanin si pasardhësin e tij dhe janë gati për të nisur negociatat me Partizanin.

Valon Ahmedi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *