Interesim dhe ofertë për blerjen e Interit, vjen replika e Zhang

Suning ka ambicie të mëdha për klubin e Interit dhe kinezët po japin sinjale për këtë gjë. Ardhja e Marotës në postin e administratorit të deleguar, akordi me Diego Godin, i cili do t’i bashkohet ekipit të Spaletit në fund të sezonit me parametra zero dhe dëshira e madhe e presidentit Zhang për të kthyer Interin në nivele të larta kanë ngrohur zemrat e tifozëve zikaltër, të cilët janë befasuar nga një lajm i bujshëm.

Siç raporton “Il Messaggero”, një fond nga Hong Kongu është i interesuar për blerjen e klubit zikaltër. Aziatikët kanë bërë ofertën e tyre për blerjen e Interit, por Suning ka kthyer përgjigje negative. Tifozët mund të qëndrojnë të qetë, pasi janë lodhur nga ndërrimet e pronarëve të klubit gjatë viteve të fundit.

Nga ana tjetër, media italiane nuk përjashton asnjë mundësi. Një ofertë nga Hong Kongu për shumën e 800 milionë eurove mund t’i tundonte kinezët, pavarësisht se, për momentin, ata nuk kanë asnjë interes për ta shitur klubin, madje po bëjnë të pamundurën për të përforcuar ekipin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *