Interesi mbi Dembele, Barcelona bën gjithçka të qartë

Osman Dembele është shndërruar në një nga objektivat kryesorë të Bajernit të Mynihut. Francezi ka treguar shumë cilësi dhe talent në Barcelonë, pavarësisht dëmtimeve që ja kanë ndalur vrullin disa herë. Dështimi i ardhjes së Sane bën që kampionët e Gjermanisë t’i hedhin sytë nga francezi.
Mediet spanjolle raportuan se Bajerni ka ofruar 100 milionë euro për Dembele, shifër që është refuzuar nga drejtuesit katalanas. Megjithatë, spanjollët deklarojnë se nuk ka ardhur asnjë ofertë zyrtare në drejtim të tyre nga asnjë skuadër. Gjithashtu, shtojnë se edhe nëse vjen do refuzohet.

Drejtuesit katalanas insistojnë në nxjerrjen e yllit të tyre nga merkatoja. Dembele është një nga lojtarët më të talentuar të ekipit dhe nuk mendohet aspak shitja e tij. As ardhja e Nejmar dhe Grizman nuk pritet ta ulë rëndësinë e tij në skuadër. Shifra e vetme që Barça do hiqte dorë prej 21-vjeçarit është 400 milionë euro, sa klauzola e firmosur në kontratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *