Interes për yllin italian, Marota dhe Paratiçi gati për duelin e radhës

Federiko Kieza është një nga talentët më të mëdhenj të futbollit italian. Fiorentina ka marrë oferta të shumta për 21-vjeçarin, por drejtuesit e klubit viola e kanë bërë të qartë: për kartonin e lojtarit ofensiv duhen paguar 70 milionë euro.

Juventusi dhe Interi janë ndër klubet më të interesuara për autorin e 5 golave dhe 3 asisteve në kampionatin italian gjatë këtij sezoni. Paratiçi dhe Marota janë gati të “përplasen” mes tyre për Kiezën, por bardhezinjtë janë në avantazh.

Federiko Kieza

Siç raporton “Tuttosport”, Juventusi është gati të plotësojë kërkesën e Fiorentinës për të transferuar Kiezën në Torino. Interi nuk i ka aq para për momentin, por largimi i Ikardit mund të shtyjë Marotën që të fitojë garën me homologun e tij juventin.

Xheko është preferenca e zikaltërve për të zëvendësuar Ikardin. Nëse Interi nuk ia del të sigurojë shërbimet e Kiezës, Marota do të niste sulmin për të arritur akordin me Paulo Dibala, një tjetër dëshirë e madhe e klubit milanez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *