Interes i paparë për “Wilder vs Fury”, në Amerikë bëjnë gati kinematë

Përballja midis Deontay Wilder dhe Tyson Fury është një dueli më i madh botës së boksit për vitin 2018. Boksierët do të ndeshen më datë një dhjetor në “STAPLES Center” në Los Angeles. Interesi për duelin është aq i madh sa që me dhjetëra kinema kanë hapur dyert për shikuesit që duan ta shijojnë këtë duel në ekranin e madh.

Arsyet për këtë interes kaq të madh janë të shumta. E para dhe më e rëndësishmja është se të dy boksierët e peshave të rënda, nuk kanë njohur ende humbje gjatë karrierës së tyre. Deontay Wilder ka një rekord fantastik me vetëm një fitore me vendim unanim (40–0, 39 KOs), ndërsa nuk ngelet mbrapa Tyson Fury (27-0, 19 KOs).

Në këtë duel Wilder do të mbrojë për të tetën herë titullin kampion të “WBC”, ndërsa Fjuri ka qenë më parë zotërues  i titujve “IBF”, “WBA”, “WBO”, por dalja pozitiv  për përdorim kokaine në testet e dopingut, bëri që anglezi t’i hiqeshin titujt e të pezullohej me dy vite nga boksi profesionist. Mbas përfundimit të këtij takimi, fituesi do të ketë mundësinë për t’u ndeshur me Entoni Xhoshuan, i cili zotëron të gjithë titujt e tjerë në divizionin e peshave të rënda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *