Interes i paparë për Rodrin, katër klube në negociata

0

Largimi i Rodrigo Hernandez (Rodri), nga Atletiko Madrid është vetëm çështje kohe. Mesfushorit shtatlartë i ka mjaftuar vetëm një vit me fanellën e madrilenëve për të tërhequr vëmendjen e skuadrave elitë nëpër Europë.

Futbollisti 22-vjeçar ka një klauzolë largimi prej 70 milionë eurosh, shumë kjo që mund të aktivizohet nga Bajerni i Mynihut ose Mançester Siti, të dyja ekipet tani po përpiqen të gjejnë akordin financiar me lojtarin.

Megjithatë, sipas “MARCA” gjatë ditëve të fundit interesi për mesfushorin është shtuar me PSG-në dhe Mançester Junajtid që janë futur në garë për lojtarin. Te Atletiko tani u duhet të mendojnë për të gjetur pasuesin e 22-vjeçarit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.