Inter shfaq interes konkret për Hysajn, por mbetet “plani B”

0

Është mëse e sigurt se Interi do të afrojë një mbrojtës të djathtë gjatë merkatos së kësaj vere. Portugezi Sedrik nuk ka bindur dhe do rikthehet në Angli, ndësa D’Ambrozio shikohet thjesht si një lojtar emergjence.

Së fundmi mediet italiane kanë zbuluar se drejtuesit e klubit zikaltër kanë arritur akordin personal me brazilianin e Mançester Sitit, Danilo, por negociatat me klubin në pronësi të sheikëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe janë ende pezull.

Sipas televizionit “Sportitalia”, plani B  në rast se transferimi i Danilos dështon është Elseid Hysaj. Mbrojtësi shqiptar nuk është më një lojtar i padiskutueshëm në formacionin e Napolit dhe është e sigurt se në muajt e verës ai do të jetë një ndër lojtarët më të lakuar në lajmet e merkatos.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.