Inter shet një tjetër talent, përfiton Sasuolo

0

Inter ka në pronësi një talent mjaft të spikatur. Andreu Gravilon është një mbrojtës tepër interesant. 21-vjeçari është bashkuar me zikaltrit në vitin 2014 dhe më pas është huazuar te Benevento e më pas te Peskara. Talenti e bindi Interin ta risjellë në ekip këtë verë.

Megjithatë, ata kanë vendosur ta huazojnë përsëri të riun, ndoshta edhe ta shesin. Mediet italiane raportojnë se Gravilon do të transferohet te klubi i Sasuolos. Ditën e nesërme do i nënshtrohet vizitave mjekësore.

Marrëveshja është me formulën e huazimit për një vit me shifrën e 1 milionë eurove, që do shkojnë në arkat e Interit. Në rast se Sasuolo bindet, ka të drejtën e blerjes për shifrën e 9 milionë eurove.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.