Inter plotëson dëshirën e Kontes, merkato hapet me një austriak

Konte është i fiksuar pas Valentino Lazaros. Austriaku arrin të mbulojë të gjithë krahun e djathtë, çka do të thotë se është një lojtar i përshtatshëm për lojën që aplikon tekniku i Interit. 23-vjeçari aktivizohet me Herta Berlin. Këtë vit ai regjistron 3 gola dhe 7 asiste.
Klubi gjerman ka treguar rezistencë. Para pak ditësh Marota u prezantua me një ofertë prej 17 milionësh, që u refuzua menjëherë nga klubi gjerman. Ata pretendojnë të fitojnë më shumë nga ylli i tyre. Kështu, Interi nuk u dorëzua dhe siç raportojnë mediet italiane, ka gati shifrën prej 22 milionë eurosh për Lazaron.

Sipas “Sky Sport” kjo është oferta që vulos këtë lëvizje. Klubet kanë arritur marrëveshjen përfundimtare dhe në ditët në vijim Lazaro do të zbresë në Milano për t’ju nënshtruar vizitave mjekësore, që do të pasohen nga prezantimi në “San Siro”. Lazaro do të jetë blerja e parë e Interit për këtë verë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *