Inter, Marota: Kam besim te Barça në Champions

Xhuzepe Marota nuk është ende zyrtarisht drejtues i Interit – pavarësisht se ka firmosur kontratë – megjithatë prej kohësh po mendon për të ardhmen e skuadrës. Natyrisht i përqendruar te ndeshja e Champions League kundër PSV, me zikaltërit që kërkojnë kualifikimin në fazën tjetër.

“Kam besim te Barcelona. Absolutisht po, edhe pse fillimisht duhet të fitojnë skuadrat italiane. Shpresoj që të gjitha t’a kalojnë fazën e grupeve, diçka që mungon prej vitesh”, deklaroi ai gjatë çmimit “Andrea Fortunato”.

Interi duhet të fitojë ndaj holandezëve të PSV dhe të shpresojë se Barcelona do të frenojë Totenhemin të paktën në një barazim. Katalanët janë të kualifikuar, ndërsa dy skuadrat kanë nga 7 pikë në renditje dhe përveç ndeshjes së tyre, duhet të mbajnë veshët edhe nga takimi i kundërshtarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *