Inter Majemi në vitin 2020 në MLS, Bekam kërkon… Leo Mesin

David Bekam bleu klubin e Majemit në vitin 2014 për shumën e 25 milionë dollarëve. Pas vonesave të ndërtimit të stadiumit, në janar të këtij viti MLS (Federata Amerikane e Futbollit), deklaroi që ekipi, i njohur me emrin Inter Majemi, kishte marrë miratimin për të marrë pjesë në kompeticion dhe do të nisë të luajë në vitin 2020.

43-vjeçari po punon për të ardhmen e klubit dhe ideja e tij është që të bindë Leo Mesin të bashkohet me Inter Majemin. Bekam po tenton të joshë yllin e Barcelonës të kalojë në futbollin amerikan në vitin 2020 për t’u bashkuar me ekipin e tij siç citon “Daily Mail”.

Mesit i skadon kontrata në vitin 2021 me Barcelonën dhe do të jetë në moshën 33-vjeçare, kur Inter Majemi do të bëhet pjesë e MLS. Mesi është treguar gjithmonë besnik me skuadrën e tij dhe ka refuzuar çdo ofertë në drejtim të tij, por Bekam do të insistojë për ta bindur që të kalojë vitet e fundit të karrierës në Amerikë.

Ai po përgatitet ti ofrojë Mesit një kontratë të padëgjuar më parë, por mbetet në dorën e argjentinasit, nëse do të vazhdojë të luajë me Barcelonën, ose do të pranojë të mbyllë karrierën në futbollin amerikan siç kanë bërë dhe emra të tjerë të mëdhenj si: Pele, Bekenbauer, Ibrahimoviç, Henri dhe vetë David Bekam.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *