Inter, kaq shumë ta shpif Gabigol?

0

 

I konsideruar talent botëror, zbuluar nga i madhi Zito teksa luante një ndeshje futbolli me pesë pikërisht ndaj Santosit ku shënon 6 gola, në moshën 8-vjeç i bashkohet Akademisë së famshme të këtij klubi historik në Brazil.

Aty ku rritet dhe fiton vëmendjen e medieve, edhe përtej Oqeanit, teksa golat e tij bëjnë xhiron e botës dhe internetit, me shfaqjet në Youtube. Më pas? Afrohen interesimet e para e teksa Mançester Siti bën goditjen “nën hije” të Gabriel Hezusit, Interi detyrohet, për të mposhtur konkurrencën, që të paguajë 29,5 mln euro të Santosi për shërbimet e Gabriel Barbosës, i thërritur Gabigol.

Sot, në Krotone, teksa skuadra zikaltër humbiste 2-0 në pjesën e parë, trajneri Pioli ka vendosur të hedhë në fushë Eder dhe Palasio, por kurrësesi brazilianin, që ka qëndruar vetëm në nxehmje.

Atëherë, dikush në klubin zikaltër duhet të përgjigjet për atë çek të firmosur me 30 mln euro, që ndikojnë jo pak në ekonominë dhe bilancet. Deri tani, Gabigol është aktivizuar 81 minuta në Serinë A. Për ta thënë pak më ndryshe, vetëm një pjesë loje më shumë se sa Rej Manaj sezonin e shkuar (34 minuta), teksa u ble për vetëm 1 mln euro në total…

E megjithatë, nëse s’do të ishte për brazilianin, Interi tashmë do të ishte edhe 2 pikë më pak, pasi shënoi golin vendimtar në “Dall’Ara” ndaj Bolonjës.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here