Inter, çfarë duhet më shumë? La jashtë Mesin, Barcelona i jep tjetër dhuratë zikaltërve për kualifikim

Interi e ka në dorë kualifikimin nga grupet e “Champions League”, ndërsa një fitore sot me Barcelonën, i kalon zikaltërit në fazën me eliminim direkt. Por faktikisht një dorë po i vjen edhe nga katalanasit, apo më saktësisht, Valverde.

Ky i fundit paralajmëroi më herët se Lionel Mesi do të lihej pushim në këtë ndeshje. E sikur të mos mjaftonte kjo, Barcelona nuk do të ketë në këtë përballje lojtarë si: “Pike, Sergi Roberto, Semedo, Xhordi Alba dhe Dembele”.

Nuk mbaron këtu pasi Valverde ka menduar edhe një tjetër ndryshim. Një nga portierët më të mirë të momentit në Europë, Ter Stegen, do të lihet gjithashtu pushim. Nga minuta e parë ndaj Interi do e nis Neto, ndërsa sulmuesit zikaltër do e kenë më të lehtë detyrën e tyre për të realizuar. Atëherë, çfarë mund të kërkohet më shumë? /Sport Ekspres/