Inter bën goditjen e radhës në merkato, Spaleti mund të buzëqeshë

Mediet italiane e bëjnë të kryer: Inter do të rrëmbejë për 30 milionë euro Keita Balden nga skuadra franceze e Monakos. Marrëveshja mes palëve është afër dhe 23-vjeçari mund të rikthehet sërish në Seria A vetëm një vit pas largimit nga Lacio.

Afrimi i senegalezit do të ketë ndikimin e tij te skuadra italiane. Vendosja e tij nën urdhrat e trajnerit Luçiano Spaleti bën që nga klubi zikaltër të largohen dy lojtarë të tjera. Portugezi Zhao Mario dhe Antonio Kandreva nuk do të vazhdojnë më me Interin.

Kalimi i Baldes te Interi është një goditje mjaft interesante, pasi ai është një element shumë i rëndësishëm. Lufta në Seria A për titullin kampion do të jetë e ashpër këtë herë duke parë merkaton e fuqishme të klubeve italiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *