Inter-Barela, në fundjavë vendoset gjithçka!

0

Inter dhe Kaljari do të takohen këtë fundjavë për të vazhduar bisedimet për mesfushorin Nikolo Barela, sipas “Gazzetta dello Sport”. Barela ka gjetur gjuhën e përbashkët me Interin, pasi ka rënë dakord me kushtet personale të kontratë, por Kaljari mbetet e vendosur në kërkesën fillestare, që është 50 milionë euro.

Nëse Bepe Marota nuk takohet me Tomaso Xhiulinin gjatë fundjavës, ky takim do të zhvillohet në fillim të javës së ardhshme, por Inter duhet t’i përshpejtojë negociatat për të shmangur surpriza të pakëndshme.

PSG mund të bëjë një ofertë faraonike për lojtarin, duke i dhënë Kaljarit 50 milionë euro dhe një kontratë më të pasur për Barelën. Interi i ka ofruar Kaljarit 35 milionë euro plus bonuse, ofertë që është refuzuar.  Zikaltërit mbeten favoritët për të siguruar 22-vjeçarin, edhe pse interesimi i PSG-së po rritet.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.