Inter argjentinas, zyrtarizohet talenti i Rasingut

Interi vijon me goditjet e fuqishme në merkato dhe sot ka ardhur goditja e peste verore.

Pas Naingolanit, Politano, Azamoah dhe mbrojtësit De Vrij, Interi ka zyrtarizuar goditjen e madhe të sulmit, talentin argjentinas Lautaro Martinez.

Ylli i Rasingut në Argjentinë është vetëm 20 vjeç, por ka të dhëna impresionuese, sepse në 29 ndeshje ka shënuar 20 gola e ka dhënë 4 asiste.

Interi e ka paguar 23 milionë euro dhe ka firmosur një kontratë 5-vjeçare. Në këtë mënyrë, klubi zikaltër ka ndërtuar dyshen e së ardhmes, Lautaro-Ikardi, që së bashku me Dibalan mund të jenë edhe e ardhmja e Argjentinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *