Insinje mes dy zjarreve, sa shumë dilema për të ardhmen e tij

Lorenco Insinje ka marrë shiritin e kapitenin te Napoli pas largimit të Marek Hamshik dhe shtatshkurtri është lojtari më i rëndësishëm për Karlo Ançelotin. Megjithatë, fakti që Napoli nuk po arrin të fitojë trofe e ka bërë sulmuesin të mendohet për të ardhmen e tij.

27-vjeçari ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar 8 herë në 32 ndeshjet që ka zhvilluar këtë sezon në të gjitha kompeticionet, statistika që kanë ngjallur interes te dy klube angleze, Çelsi dhe Liverpul.

Sipas “Transfermarkt”, Insinje vlerësohet 75 milionë euro, por të dy klubet angleze nuk e kanë problem një shumë të tillë. Skuadra e Çelsit shihet si favorite, kjo dhe për faktin që drejton trajneri Sarri, por dhe Liverpuli është një mundësi tunduese. Me shumë gjasa, Insinje do të ketë një zgjedhje të vështirë në verë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *