Insinje: Mançini si Ançeloti, ja pse tek Italia nuk jam ai i Napolit!

0

Kombëtarja e Italisë do të zhvillojë dy sfida këtë muaj, ku fillimisht mbrëmjen e së shtunës do të presë Portgualinë, në një sfidë mjaft të rëndësishme për Ligën e Kombeve, ndërsa tre ditë më vonë do të luajë ndaj Amerikës, në një test miqësor.

Në kuadër të këtyre sfidave, ka folur përpara mediave Lorenco Insinje, i cili ka shfaqur mjaft besim te grupi që ka kombëtarja dhe te trajneri Mançini. Gjithashtu lojtari i Napolit, vlerësoi Karlo Ançelotin, por dhe për ndeshjen e ardhshme që do të luajnë ndaj Portugalisë, ku kërkoi mbështetjen e publikut, pasi është një sfidë e rëndësishme.

NAPOLI
– “Mendoj se ka qenë viti ynë më i mirë deri tani, në qoftë se shohim statistikat. Napoli duhet të fitojë diçka, edhe pse e dimë që do të jetë e vështirë, pasi Juventusi është një ekip i shkëlqyer. Do të jetë e vështirë, por si çdo vit, do të përpiqemi të shkaktojmë probleme për ta. Është një rrugë e gjatë deri në fund të sezonit kështu që ne do të japim maksimumin”.

NDRYSHIMI I POZICIONIT NË FUSHË – “Ishte intuita e trajnerit. Nuk luajta mirë në krah ndaj Sampdorias dhe ai më tha që të luaj në një pozicion të ri. Gjithmonë kam pasur dëshirë të luaj më afër portës dhe deri tani po e bëj mirë. Jam shumë i lumtur. Mendoj se e kam takuar Ançelotin shumë vonë. Ai është gjithmonë i qeshur dhe është e vështirë të debatosh me të”.

NDESHJA NDAJ PORTUGALISË – “Është e vështirë, por jo e pamundur. Kemi një skuadër mjaft të mirë, jemi të fortë dhe do të shkaktojmë probleme për ta. Do të luajmë në shtëpi dhe do të kemi të gjithë stadiumin me vete, kështu që duhet t’i përgjigjemi tifozëve”.

KRAHASIMI MES ANÇELOTIT DHE MANÇINIT – “Çdo trajner ka idetë e tij. Trajneri ka ndryshuar disa gjëra, sidomos në fazën sulmuese. Na ka kërkuar të bëjmë lëvizje të ndryshme. Është një trajner i madh dhe ka stërvitur lojtarë kampionë, kështu që mund të mësojmë shumë nga ai. Nuk është e lehtë që të përçosh idetë e tua në vetëm tre ditë, por kundër Polonisë ne pamë diçka më shumë krahasuar me vitet e fundit. Ne na duhet të kemi të njëjtin mentalitet që Ançeloti ka dhe mendoj se është njësoj me atë të Mançinit. Ata i menaxhojnë gjërat në të njëjtën mënyrë dhe ndihem mirë me Mançinin”.

NDRYSHIMI MES ITALISË DHE NAPOLIT – “Shpresoj që t’i jap kombëtares aq sa po i jap dhe Napolit. Është bërë shpesh çështje kjo gjë, pasi thuhet që Insinje jep më shumë për klubin se sa për kombëtaren. Ne gjithmonë përpiqemi të japim më të mirën, por është diçka ndryshe kur vjen këtu, pasi është e vështirë të shprehesh vetëm me tre ditë stërvitje me grupin. Nuk e njohim aq sa duhet njëri-tjetrin. Unë mund t’i siguroj të gjithë, që çdonjëri nga ne jep shpirtin dhe zemrën për këtë fanellë. Të shihemi vetëm një herë në muaj, apo më rrallë ta bën më të vështirë”.

VENTURA – “Unë gjithmonë i kam mbështetur zgjedhjet e çdo trajneri, siç kam thënë gjithmonë për Venturën. Kisha besim tek ata që luanin, por për fat të keq shkoi keq dhe duhet të shihnim përpara. Edhe pse Ventura nuk bëri mirë me kombëtaren, ai gjithmonë ka bërë mirë më parë. I ka treguar vlerat që ka”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.