Insinje bën grindavecin, ofendon Sarrin për zëvendësimin

Napoli fitoi sot në Bergamo dhe në fund festa ishte e madhe, por në minutën e 74-t pati një moment tensioni në stolin “axurr”.

Trajneri Mauricio Sarri vendosi të ndërronte sulmuesin Lorenco Insinje me kapitenin Marek Hamshik, i cili e nisi nga stoli për shkak se kishte probleme fizike.

Insinje nuk e priti mirë zëvendësimin dhe protestoi për zëvendësimin, duke lëshuar edhe disa fraza ofenduese kundrejt Sarrit.

Ky i fundit nuk ia përtoi, duke e urdhëruar të ulej dhe të mbyllte gojën. Nervozizëm momenti, apo mëri e vjetër, mbetet për t’u parë, por në këtë moment të sezonit Napoli nuk e ka luksin të përçahet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *