Iniesta letër Spanjës: Kurorëzova ëndrrën e fëmijërisë

Edhe pse aventura nuk përfundoi në mënyrën më të mirë, prej eliminimit të shpejt nga Botërori 2018, pas 11-metërshave nda Rusisë, historia e Andres Iniestës me përfaqësuesen spanjolle ishte e mbushur me triumfe dhe kënaqësi.

Dy tituj Europianë dhe ai gol i shënuar në portën e Holandës, në triumfin e Botërorit 2010. Për Don Andres është koha e lamtumirës dhe gjeniu i futbollit këtë e bën nëpërmjet një letre prekëse.

“Kanë kaluar 14 vjet prej momentit kur vesha për herë të parë fanellën e përfaqësueses spanjolle. Isha vetëm 15 vjeç dhe nuk do ta harroj kurrë atë moment. Ishte ëndrra ime të mbroja ngjyrat e vendit tim. Është diçka speciale dhe jo thjesht një ëndërr, por edhe përgjegjësi”, shkruante Iniesta.

“Kam patur fatin të jetoj në një prej momenteve më të mirë të futbollit spanjoll, me një brez lojtarësh të jashtëzakonshëm. Kemi realizuar arritje të mëdha, ato gjëra që i ëndërronim kur ishim të vegjël”, shkruante më tej mesfushori që kishte një dedikim për të gjithë: “Ju falenderoj që më keni ndihmuar të bëhem një lojtar dhe njeri më i mirë. Ishte një nder ti përjetoja këto vite me ju”.

Iniesta shpjegoi se vendimi për tu larguar nga “La Roja” nuk ishte aspak i lehtë dhe i janë nevojitur muaj për ta shqyrtuar. Don Andres tha se tashmë përfaqësuesja spanjolle do të ketë një tifoz më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *