Iniesta: E ardhmja, vendos deri në 30 prill

0

Një ndër fenomenët e Barcelonës, Andres Iniesta, do të marrë një vendim për të ardhmen e tij deri në fund të muajit të ardhshëm. Mesfushori u kthye nga një dëmtim dhe ndihmoi Barcelonën të mundte 3-0 Çelsin mbrëmë, me Lionel Mesin që ishte vendimtar në arritjen e kualifikimit për në çerekfinale.

Këtë sezon Iniesta ka firmosur një kontratë “të përjetshme” me Barcelonën, por e ardhmja e tij është bërë objekt spekulimesh në javët e fundit, me klubin kinez Tianxhin Kuanxhian që flitet se ka bërë një ofertë të jashtëzakonshme financiare.

Pas ndeshjes kundër Çelsit Iniesta deklaroi: “Klubi do ta marrë vesh para jush. Kam kohë deri në 30 prill për të vendosur a do të qëndroj. Duhet të mendohem mirë, për të zgjedhur cila është më e mira për mua dhe për klubin”.

Barcelona është bashkuar me Realin dhe Seviljen në çerekfinale dhe Iniesta shpreson t’i evitojë: “Dua të shmang ekipet spanjolle, sepse njihemi tepër mirë. Gjithsesi, eliminuam një ekip shumë të fortë si Çelsi dhe jemi të lumtur, ka kohë për ndeshjet çerekfinale”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here