Ingolshtadi gati, Mavraj rikthehet nga minuta e parë

Ingolshtadi zbret në fushën e blertë në orën 13:00, teksa do të mundohet të marrë pikë në transfertën e vështirë me St. Paul. Rikthehet titullar në këtë takim qendërmbrojtësi Mërgim Mavraj, i cili së bashku me shokët e tjerë të repartit duhet të ndalin sulmet e skuadrës vendase.

Mavraj mungoi në ndeshjen e fundit kundër Bokumit, për shkak të disa problemeve shëndetësore.  Gjendja e tij u përmirësua gjatë javës dhe stafi teknik i ka besuar formacionin sërish. Qendërmbrojtësi është një nga lojtarët me më eksperiencë tek Ingolshtadi dhe pritet shumë prej tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *