Infantino përgatit tjetër ndryshim, penallti pas barazimeve në Botëror

FIFA po planifikon që në Botërorin e ardhshëm të vitit 2022 mos të kemi të bëjmë më me barazime në fazën e grupeve, por çdo ndeshje që mbyllet e barabartë, të vendosë fituesin nëpërmjet goditjes së penalltive.

Xhani Infantino ka thënë se në institucionin më të lartë qeverisës të futbollit po diskutohet për Botërorin e vitit 2022. Përveçse faktit që Infantino ka shprehur dhe më parë se kërkon që Botërori të zhvillohet me 48 ekipe, kërkesa e fundit që po mendohet është se gjatë fazës se grupeve ndeshjet që do të mbyllen në barazim, të vendosin fituesin nëpërmjet 11-metërshave.

Një Kupë Bote me 48 ekipe konsiston në 16 grupe, me nga 3 kombëtare secili grup. Vendi i parë dhe vendi i dytë i renditur në grup do të përcaktojë 32 kombëtaret që do të kalojnë në fazën me eliminim direkt. Ky format sipas numrit një të FIFA-s do t’i japë mundësi dhe kombëtareve të vogla të kenë shanset e tyre për të provuar që të luajnë në Botëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *