Indinjohet Nora: Urime Kosovë, tani do shohim futboll afrikan në Shqipëri!

Superiorja po rivalizohet hapur, teksa një pjesë e mirë e klubeve në Kosovë po bëjnë merkato në Superiore. Gjilani ka marrë disa futbollistë nga Luftëtari, ndërkohë që sot një mesfushor si Alsid Tafili ka lënë Vllazninë dhe ka zgjedhur të luajë me Lirinë e Prizrenit.

Një lëvizje jo në elitën e futbollit dardan, ndërkohë që e gjithë kjo vjen prej klubeve në futbollin tonë dhe konkretisht Vllaznisë, ku në të shkuarën është aktivizuar edhe sulmuesit Arlind Nora. Ky i fundit, ka diçka për të thënë.

Një mesazh i qartë përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku ai ka postuar foton e Tafilit nga prezantimi te Liria: “Edhe pak duhet që të ikin të gjithë dhe le të shohim futboll afrikan, nëpër stadiume, me trajnerë sllovako-slloven”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *