Incidenti në Partizani-Flamurtari, procedohen 4 tifozë

Incidentet e ndodhura gjatë ndeshjes Partizani-Flamurtari kanë vënë në lëvizje edhe Policinë e Shtetit, teksa sot ka dalë me një njoftim ku tregon se janë proceduar penalisht katër shtetas, të cilët janë lënë në gjendje të lirë dhe do të paraqiten në gjyq.

NJOFTIMI I POLICISË – Policia identifikon dhe procedon penalisht shtetasit, të cilët më datë 23 shkurt 2019, gjatë zhvillimit të ndeshjes “Partizani-Flamurtari”, ushtruan dhunë fizike ndaj fotografit të ekipit të “Flamurtari”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, identifikuan dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë, shtetasit:

I. Xh., 31 vjeç, banues në Tiranë
G. Ll., 31 vjeç, banues në Tiranë
K. B., 19 vjeç, banues në Tiranë
I. H., 28 vjeç, banues në Tiranë

Këta shtetas më datë 23 shkurt 2019, rreth orës 17:40, tek stadiumi “Selman Stërmasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes “Partizani-Flamurtari”, kanë hyrë në fushë dhe kanë goditur shtetasin Sh. R., 32 vjeç (fotograf i ekipit “Flamurtari”).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, “Mosbindje e urdhrit të punonjësit të rendit publik”, “Dëmtime të tjera me dashje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 274, 242 dhe 90/25 të Kodit Penal.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *