Incidenti në Lezhë, Partizani i thotë ‘jo’ racizmit

Partizani do të udhëtojë drejt Laçit të dielën, aty ku do të ndeshet me bardhezinjtë vendas. Një sfidë e komplikuar dhe aspak e thjeshtë për kryesuesit e Superiores, por atmosfera dhe adrenalina në kampin e “Demave” ka kapur majat.

Shumë tifozë pritet të ndjekin Partizanin në këtë përballje, ndërsa klubi kurbinas ka vendosur t’ua lërë gjithë tribunën pas portë ultrasve të kuq.

Ekipi po vazhdon përgatitjet nën drejtimin e Skënder Gegës, ndërsa gjatë ditës së sotme ata kanë kryer një gjest shumë të bukur. “Thuaj jo racizmit” ka qenë mesazhi kryesor i Partizanit, ndërkohë që të gjithë lojtarët kanë mbajtur letra në duar, duke formuar shprehjen “Thuaj jo racizmit” në anglisht.

Para dy ditësh në Lezhë ndodhi një incident. Dy lojtarë afrikanë të Besëlidhjes u bënë pjesë e një sherri me disa të rinj dhe ndoshta kjo ngjarje ka frymëzuar Partizanin për të dhënë një mesazh të fortë sa i përket çështjes së racizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *