Incidenti i ndodhur pas golit ndaj Udinezes, jepet vendimi për Gatuzon

0

Milani arriti një fitore në frymën e fundit mbrëmjen e së dielës në “Friuli”, ndaj Udinezes, ku ishte Alesio Romanjoli, i cili shënoi në minutën e 97-të golin e fitores. Fillimisht goli i shënuar u anullua nga arbitri anësor, por pas rishikimit në sistemin VAR, goli u akordua i rregull dhe kuqezinjtë festuan fitoren.

Në kohën kur arbitri anësor anulloi çdo gjë për pozicion të parregullt, trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo e la stolin e tij dhe shkoi deri tek anësori për të kërkuar llogari për golin e anuluar. Kjo ishte arsyeja që arbitri kryesor i takimit, e ndëshkoi teknikun e kuqezinjve me karton të kuq.

Ditën e sotme komisioni i disiplinës në federatën italiane ka dhënë vendimet e saj. Lidhur me çështjen e Gatuzos, Milani merr një lajm mjaft të mirë, pasi në ndeshjen ndaj Juventusit trajneri i tyre do të jetë në stol. Skualifikimi që mori nga kartoni i kuq, është hequr nga federata italiane dhe nuk do të ketë pezullim për të. Xhenaro Gatuzo ka marrë vetëm me një paralajmërim, për atë që ndodhi në ndeshjen ndaj Udinezes.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.