Incidentet e Torino-Juve: Përleshje mes tifozëve, arrestohen 8… francezë!

Derbi janë gjithmonë ndeshje speciale dhe është e vështirë të parashikosh saktësisht ecurinë e tyre. Rivaliteti mes palëve është i madh, ka urrejtje, dëshirë për të triumfuar në fushë, në stadium, por dhe jashtë tij.

Torino-Juventus u mbyll si zakonisht me fitoren e ekipit të Alegrit. Goli i Kristiano Ronaldos nga pika e penalltisë ngjyrosi me ngjyrat bardhezi qytetin e Torinos, por nuk kanë munguar përplasjet mes tifozërive.

Siç raporton “Juvenews.eu”, përpara ndeshjes ka ndodhur një përplasje e fortë midis dy tifozërive. Dy grupime të Juves dhe Torinos nuk janë kursyer kundrejt njëri-tjetrit dhe janë përleshur mes tyre. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa policia ka ndërhyrë duke arrestuar 9 persona.

Siç bëhet e ditur, 8 prej tyre janë francezë, tifozë të Juventusit dhe pjesë e tifogrupit “Drughi”. I nënti është një juventin italian 19-vjeçar, i cili ka sulmuar tifozët e Torinos me objekte të forta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *