Incident pas ndeshjes! Ronaldo humbet toruan për një “selfie”, inatoset keq me tifozin

Ndeshja mes Leverkusenit dhe Juventusit e përfunduar me rezultatin 0-2, nuk ka kaluar pa incident. Menjëherë pas vërshëllimës së arbitrit, një tifoz ka hyrë në fushë për të bërë një selfie me Ronaldon. Qëllimi është arritur dhe sapo kishte kapur portugezin dhe do të kryente fotografinë, sigurimi e ka kapur duke tërhequr edhe Kristiano Ronaldon njëkohësisht. Kjo situatë e ka inatosur keq yllin portugez dhe nervat ia ka nxjerrë tifozit. Sikur të mos mjaftonin të gjitha problemet e kohëve të fundit, kjo video është duke përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale dhe sërish po kthehet në një objekt diskutimi. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/flxvio22/status/1204883859059466240