Incident pas ndeshjes, lojtarët e Lyon përplasen me tifozët për shkak të një… “gomari”

Në fund të takimit mes Lyon dhe Leipzig, të mbyllur e shifrat 2-2, fusha e lojës do të kthehej në një arenë përplasje. Një tifoz i Lyon ka hapur një banderolë duke e drejtuar nga lojtarët e tij. Një portret gomari duke buzëqeshur dhe mbi shkrimi ndaj mesfushorit Marcelo. Gjesti racist nuk i ka pëlqyer aspak sulmuesit francez Depay i cili i është hakërryer tifozit për shokun e skuadrës.

Në pak sekonda fusha pas porte u përfshi nga kaosi i përplasjes së lojtarëve me disa prej tifozëve. Ndërkohë që ndaj këtij reagimi ka mbetur jashtë ai i cili u etiketua me banderolën rasiste. Marselo hyri në lojë vetëm tre minuta nga fundi ç’ka shuan dyshimet se mesfushori 32 vjeçarishte fajtor për barazimin në Lyon./Sport Ekspres/