“Imagjinoni, të kthehet “Air Albania” në spital”! Edi Rama: Në Vlorë dalin sot në ballkon dhe do shajnë virusin nga motra

Shtetërrethimi do të fillojë sot në Shqipëri me plot kuptimin e fjalës. Asnjë qytetarë nuk duhet të lëviz deri në orën 05:00 të ditës së hënë, ndërsa të gjitha dyqanet do të jenë të mbyllura. Edi Rama ka njoftuar edhe njëherë përshkallëzimin e masave, ndërsa qytetarët që qendrojnë të ulur dhe duke pirë kafe, do të penalizohen deri në heqje lirie, falë fotografive.

Gjithashtu kryeministri i Shqipërisë njoftoi se “Air Albania” mund të kthehet në spital, nëse mbërrijmë në pikën e fundit, por edhe për një ritual të çuditshëm në Vlorë.

“A e shikoni se çfarë po bëhet? Kroacia more Kroacia, po e kthejnë stadiumin në Zagreb në spital. Imagjinoni tani ta kthejmë në spital ne “Air Albanian”. Mos o Zot dhe për çfarë, se nuk mbajmë dot rradhë, se kanë mbaruar qepët dhe domatet dhe thua ti po ikim në udhëtimin e fundit.

Në Vlorë ndërkohë më shkruanin se në orën 7 do dalin në ballkon për të bërë një ritual të veçantë, për të sharë virusin nga motra. E mbështes si deputet i zonës dhe në pamundësi për t’iu bashkuar ritualit tuaj. Bëjeni, por nga ballkoni, asnjë hap më shumë jashtë shtëpisë. Dhe kur nuk e bëjnë dot ashtu siç duan edhe vlonjatët ritualin e tyre të lashtë, imagjinoni të tjerët”, ka thënë Rama. /Sport Ekspres/