Iluzioni i Tiranës përfundon sot, çështja me Flamurtarin për tre pikët dhe Komisioni i Disiplinës

Menjëherë pas ndeshjes së mbyllur në barazim 2-2 mes Flamurtarit dhe Tiranës, këta të fundit kishin pretendime për një fitore në tavolinë. Kjo pasi u tha se aktivizimi i Ariel Muçollarit ishte një shkelje e pastër e protokollit, sepse emri i tij nuk gjendej i nënvizuar për të pasur mundësinë që të luante në atë përballje.

Por për shuar çdo dyshim, Flamurtari ka publikuar një tjetër foto të protokollit, atje ku gjithçka dukej në rregull për Ariel Muçollarin. Ndërsa në rastin e Tiranës, ajo dëshmi e nxjerrë ishte e ofruar për mediat. Megjithatë, kjo çështje do të mbyllet përfundimisht në ditën e sotme. Komisioni i Disiplinës pritet që të nxjerrë vendimet për javën që lamë pas dhe nëse ka një shkelje, atëherë do të gjendet patjetër në të. /Sport Ekspres/

Protokolli i publikuar nga Flamurtari