Iliria rinis sezonin, trajneri Sala: Me Burrelin, për “jetë a vdekje”!

0

Java e 15-të e Kategorisë së Parë në Grupin A, nesër i mbyll ndeshjet e saj me sfidën Iliria-Burreli. Një takim interesant ky për pozicionin që kanë skuadrat në vendet e fundit në renditje, por që u shty pasi në Fushë Krujë i luan ndeshjet edhe Kastrioti i Kategorisë Superiore. Për situatën që ka skuadra e Ilirisë në pragun e kësaj ndeshjeje, trajneri Fatmir Sala deklaron për SportEkspres.com se aktualisht pritja nuk do ndikojë në psikologjinë e skuadrës.

“Nga zhvillimi i ndeshjeve të tjera të javës së 15-të ne patëm këtë shtyrje me katër ditë, sepse fusha është shumë e dëmtuar pasi aty luan ndeshjet e kampionatit edhe Kastrioti në Kategorinë Superiore. Kjo nuk do të ndikojë në psikologjinë e skuadrës, e cila nesër luan një ndeshje për “jetë a vdekje”. Fitorja na mban në ethet e qëndrimit në Kategorinë e Parë, ndryshe duhet menduar seriozisht mbijetesa”, kështu deklaroi trajneri Sala para ndeshjes me Burrelin.

Për Ilirinë do të jetë formacion i plotë, dhe në fushë trajneri ka menduar të ketë edhe dy përforcimet e muajit janar, Skënder Lilaj dhe Dunmoye Kabiru, ndërsa Kristian Liçaj do të jetë alternativë. Iliria renditet në vendin e 8-të në grupin A me 15 pikë, i barabartë pikërisht me Burrelin që do të ndeshet nesër në orën 14:00.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.