Iliria pret Veleçikun, Sala: Nuk na lejohen gabimet!

0

Të shtunën Iliria pret në “Redi Maloku” skuadrën e Veleçikut, që kryeson pesëshen që lufton për mbijetesë në Grupin A të Kategorisë së Parë. Fushë-Krujasit kishin luhatje gjatë fazës së dytë dhe nuk u renditën dot në pesëshen e parë.

Gjithsesi tek Iliria besojnë te mbijetesa dhe trajneri Fatmir Sala deklaron për SportEkspres.com se skuadra do ngjitet në renditje. “Nuk e prisnim të ishim në këtë situatë pas ndeshjeve të fazës së dytë, por kjo tashmë është një realitet që nuk na pengon për arritjen e synimit tonë. Ne jemi në zonën Play-out, por gjatë fazës së tretë do të luftojmë që të ngjitemi më shumë në renditje”,  theksoi fillimisht  tekniku i Ilirisë, Fatmir Sala.

Ai beson se skuara e tij do ia dalë të triumfojë me Veleçikun të shtunën: “Jemi në zonën e rrezikut për rënie nga kategoria, por ne kemi besim se skuadra do ta kalojë këtë situatë të vështirë. Kështu që ndaj Veleçikut nuk na lejohen gabimet. Do jetë ndeshje e fortë, por ne synojmë vetëm tri pikët”. Një fitore të shtunën e ngjit në krye skuadrën e drejtuar nga Fatmir Sala, ndaj kjo duket një sfidë e rëndësishme për të dyja skuadrat.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.