Iliria kthen me “këmbë në tokë” Apoloninë

 

ILIRIA 3-1 APOLONIA

Shënues: Lleshi 9′, Mëllugja 75′, Zuna 90′ /  Krasniqi 15′ (11-m)

ILIRIA: Baku, Boçi, Paplekaj (Xhabrahimi 64′), Dulo, Turkaj, Doçi, Mëllugja, Bardhi, Kurti (Zuna 46′), Berberi (Sala 87′), Lleshi. Trajner: F. Sala. (Në dispozicion: Ujka, Gjokeja, Lama)

APOLONIA: Çako, Braka, Sota, Kuçi, Broshka, Troka (Mihana 76′), Hysenshahaj, Llambi (Andoni 67′), Prifti (Mehmeti 83′), Dimo, Krasniqi. Trajner: N. Kashami.

(Në dispozicion: Hasfatia, Velo, Duda, Kondakci)

GJYQTARË E.Bastari, B.Bregasi, A.Bixhi, E.Dyrmishi

DELEGAT: E.Shera

VËZHGUES: Xh.Zaimi

KARTONA TË VERDHË: Turkaj 15′ / Sota 85′, Kuci 89′

 Bujar Balliu

Iliria gjen fitoren në fushën e vet. Skuadra e trajnerit Fatmir Sala, dje ka mundur në fushën e vete skuadrën e Apolonisë së Fierit, në një ndeshje mjaft të bukur dhe të dyluftuar. Në fakt, u duk se ndeshja do të ishte e hapur dhe miqtë mund të përmbysnin, kur Krasniqi barazoi me penallti pas golit të parë të shënuar nga ana e Lleshit, pas një krosimi të saktë të Doçit në zonë. Por, nuk ndodhi kështu. Iliria e nisi në avantazh dhe e mbylli po kështu ndeshjen e djeshme, ku skuadra e Salës tregoi vrazhdën e lojës së mirë, madje dhe rritje të parametrave duke e krahasuar me takimin e një jave më parë me Tiranën.

NDESHJA – Sulmuesi kryesor i skuadrës së Ilirisë, i rikthyer këtë verë Anton Lleshi gjen golin në të 9-tën minutë. Tifozët vendas shpërthejnë në festë, ndrsa duket se skuadra e Apolonisë nuk e priste një goditje kaq të shpejtë. Apolonia rrezikon dhe fiton një penallti, pas një ndërhyrje të T8urkajt në mënyrë të gabuar në të 15’, të cilën Krasniqi e kthen në gol. Ndeshja bëhet e bukur, me sulme dhe kundërsulme nga të dyja skuadrat. Berberi në të 40’ del përballë Çakos, por gjuan jashtë. Apolonia ka sërish rast me Krasniqin, i cili mund të kishte dyfishuar shifrat, por pjesa e parë mbyllet me rezultatin 1-1.

PJESA E DYTË – Nis ashtu si e para, me një duel mjaft të fortë. Ka raste nga të dyja ekipet, por Mëllugja i jep avantazhin skuadrës së trajnerit Fatmir Sala, i cili shënon në të 75’ nga një goditje e bukur nga 20-m. Apolonia nuk pajtohet me disavantazhin. Hidhet në sulm dhe kërkon të barazojë,. Ndërsa trajnerët respektivë janë në këmbë. Por, janë sërish vendasit ata të cilët në limitin e kohës së rregullt shënojnë golin e tretë, duke siguruar fitoren. Këtë herë është Zuna që “vulos” 3 pikët për skuadrën vendase.

Pas ndeshjes…

Sala, trajneri i Ilirisë: “Vinim nga një ndeshje e mirë me Tiranën dhe si detyrë kishim fitoren. Skuadra e kishte vlerësuar kundërshtarin. Në pjesën e dytë dolëm pak nga detyrat, por pikët janë të rëndësishme, sepse në vazhdim do të punojmë edhe për të përmirësuar më shumë lojën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *