Iliria, Gjokeja: As që e mendojmë mbijetesën!

Sajmir Gjokeja është një nga lojtarët me më shumë eksperiencë tek Iliria dhe me shumë mundësi edhe në gjithë Kategorinë e Parë. Anësori i fushë-krujasve beson se ekipi i tij vetëm matematikisht nuk e ka siguruar mbijetesën, teksa thekson se nuk e ndjejnë aspak rrezikun e rënies.

“Matematikisht nuk e kemi siguruar ende mbijetesën në Kategorinë e Parë, pasi janë edhe tre ndeshje për t’u luajtur. Ndjehemi larg mbijetesës. Gjithsesi kujdesi ynë do të jetë maksimal deri në mbyllje të këtij kampionati, që për ne nuk ishte shumë ‘bujar’ në dy fazat e para. Tashmë skuadra jonë është duke i parë ndeshjet javë pas jave me synim maksimal”, u shpreh 34-vjeçari për SportEkspres.com.

Për ndeshjen e radhës në Shënkoll, mesfushori Gjokeja shtoi: “Ndeshjen e radhës me Shënkollin e kemi vlerësuar maksimalisht, si pjesë e garës në luftën për mbijetesë. Do të japim maksimumin për rezultat pozitiv, edhe pse do të luajmë me një kundërshtar të fortë që në fushën e tij është shumë i vështirë”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *