Iliria, Demi: Duhet kujdes me Vorën, i mbytur të mbyt!

0

Iliria duhet të mposhtë Vorën që të mos rrezikojë të luajë në play-off për të garantuar qëndrimin në Kategorinë e Parë. Skuadra e drejtuar nga Fatmir Sala është e motivuar për ta kaluar me sukses këtë përballje, që në dukje paraqitet e lehtë. Vora është vërtetë e rënë, por portieri Elson Demi i Ilirisë bën thirrje për kujdes.

Lezhjani, për SportEkspres.com është shprehur: “E kemi vlerësuar maksimalisht Vorën, edhe pse ajo renditet e fundit në grupin tonë. Do tregojmë shumë kujdes, sepse ‘i mbyturi edhe të mbyt’ siç thotë edhe fjala e urtë popullore. Do të jemi maksimalisht të përqendruar për fitoren”.

Portieri i Ilirisë i bën llogaritë të sakta, teksa i referohet edhe ndeshjes tjetër në grup, Shënkolli-Veleçiku. “Këto 90 minutat të fundit mbajnë në ethe tre skuadra, përveç Vorës. Fitorja jonë e shmang ndeshjen Play-off me skuadrën e Kategorisë së Dytë dhe na jep shansin e mbijetesës në Kategorinë e Parë. Nuk na intereson rezultati i ndeshjes tjetër në grupin tonë, edhe pse mund të ketë surprizë në rezultat”, përfundon Demi.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.