Ilir Daja “zbarkon” në Vlorë: Asnjë lojtar nga Skënderbeu!

0

 

E premte, 13 korrik 2018. Ora 18:00, stadium Flamurtari. Kjo është koha kur Ilir Daja do të nisë zyrtarisht punën në Vlorë. Zyrtarisht, sepse akordi për të drejtuar skuadrën vlonjate është mbyllur javë më parë dhe efektivisht tekniku ka nisur punën, me përzgjedhjen e lojtarëve që do të ketë në dispozicion.

Kureshtja është e madhe për të parë se cilët do të jenë lojtarët që do të vendosen nën urdhërat e teknikut. Idriz Batha do të kalojë ditën e parë me uniformën kuqezi, ndërsa emra si Bushiç, Siljanovski, Useini, Pollozhani e Musta. Ata janë garancia e Flamurtarit për sezonin e ri. Priten edhe surpriza, një pjesë e të cilave shpresohet të zbulohen të premten, në stërvitjen e parë të ekipit për edicionin 2018-2019.

Ndoshta Isli Hidi për portën, që ka vazhduar bisedimet intensive me drejtuesit e klubit vlonjat rreth transferimit në bregdet. Mes shumë të panjohurave ka edhe një garanci.

Trajneri Ilir Daja i ka thënë bashkëpunëtorëve të tij se “nuk do të marrë asnjë lojtar nga Skënderbeu”. Një konfirmim i lajmit të “SportEkspres”, se pas Marko Radas, që u kthye te kampionët në fuqi, presidenti Takaj ka nisur bisedimet edhe me Vangjelin, Osmanin dhe Muzakën, me veteranët që janë gati të qëndrojnë në Korçë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.